Partizani e ka çuar në katër numrin e ndeshjeve pa fitore në Superligë, pasi për javën e 19 ka barazuar 1-1 me Egnatian në kryeqytet. Për të parë golin e parë në stadiumin ‘Partizani’ u desh të vinte minuta e 80, me Hotin i cili entuziazmoi tifozët dhe krijoi përshtypjen e një fitoreje. Gjithsesi festën do ta prishte sulmuesi Dëamena i rrofozhinasve, i cili me forcë vulosi shifrat, duke mos i dhënë mundësi Partizanit të rikuperojë shumë për kreun.
Të kuqtë mbajnë vendin e dytë në kampionat, me 3 pikë më pak se Tirana kryesuese që këtë javë u mposht 2-0 në Kukës.
Ndërkohë surprizë ishte edhe humbja e Vllaznisë, që në Durrës u mposht 3-2 nga Erzeni. Shijakasit kaluan të parët në avantazh me një autogol të Smajlit, ndërsa deri në fund patën gjithmonë epërsinë e një goli. Falë kësaj fitoreje Erzeni parakaloi Vllazninë në renditje dhe aktualisht ndodhet në vendin e 3 me 1 pikë më shumë se shkodranët.
Më herët Laçi fitoi me përmbysje 4-3 kundër Teutës, duke i dhënë fund ecurisë pozitive të durrsakëve që gjithsesi renditen të parafundit. Sakaq klasifikimin e mbyll Kastrioti që të dielën u mposht 1-0 nga Bylisi. (Tabela e renditjes)