Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për mediat ka rreshtuar edhe synimet që kjo ministri do të përmbushë për 2023. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se do të vijojë puna teknike për përgatitjen për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e kufizimit të zonave detare. Sipas ministres arritja e këtij kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes në Gjykatë.

‘Do të thellojmë bashkëpunimin, edhe me mbajtjen e takimeve G2G me Kosovën, me shkëmbimin e diplomatëve midis dy ministrive të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë dhe përfundimin e procedurave për Konsullatat e Përbashkëta. Do të thellohet bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, sidomos puna e përbashkët për Korridorin VIII, që do të thotë se përtej bashkëpunimit dypalësh, do të ketë një dialog të forcuar për Korridorin VIII edhe me Bullgarinë dhe Italinë.

Me Italinë, do të nxitet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për pensionet dhe me Greqinë do të vijojë mbajtja e takimeve teknike për përfundimin sa më shpejt të marrëveshjes për pensionet. Do të vijojë puna teknike për përgatitjen për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e kufizimit të zonave detare. Arritja e këtij kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes në Gjykatë. Po planifikojmë aktivitete të përbashkëta për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.

Sai përket marrëdhënieve dypalëshe përtej rajonit tonë, gjatë 2022 është realizuar nje agjende intensive bilaterale, sa i takon realizimit të vizitave në nivele të larta, në nivel Presidenti Republike, Kryeministri, Kryetare Kuvendi, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në të gjitha këto takime është lobuar dhe marrë mbështetje për integrimin Evropian te Shqipërisë, është konfirmuar vullneti për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, është përmirësuar baza ligjore e bashkëpunimit, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve, si dhe është lobuar për mbështetje kandidaturash e qëndrimesh në organizatat ndërkombëtare. Fokus i veçante i është kushtuar lobimit për çështjen e Kosovës dhe luftës në Ukrainë.

Gjatë këtij viti, do te vijohet me intensifikimin e agjendës bilaterale dhe forcimin e mbulimit diplomatik : Pritet hapja e Ambasadës sonë në Ukrainë, Pritet hapja e Ambasadës se Azerbajxhanit në Tiranë dhe zyrtarizmi i vendimit për hapjen e Ambasadës sonë në Baku, Janë konfirmuar një sërë vizitash në nivel Presidenti, Kryeministri, ministër i Jashtë etj.’- u shpreh ministrja.