Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Itali, ku një familje shqiptare është përfshirë në një konflikt. Ngjarja ka ndodhur në Livorno.
Siç raportojnë mediat italiane, duke iu referuar disa dëshmitarëve, disa persona, që thuhet se ishin tunizianë, kanë shkuar në shtëpinë e familjes shqiptare, që thuhet se është e respektuar në zonë, dhe me thika apo hanxhar në dorë i kanë kërcënuar ata.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që njoftuan policinë, e cila kur mbërriti në vendin e ngjarjes agresorët ishin arratisur. Ndërkohë po hetohet dokumentimi i plot i ngjarjes.