Pritjes i erdhi fundi. Cristiano Ronaldo ka debutuar në Arabinë Saudite me fanellën e Al-Nassr. Ai ishte titullar në ndeshjen MRSOOL Park (Riyadh), ndaj një rivali si Al-Ettifaq.

Stadiumi është i tejmbushur dhe brohorimat e tifozëve janë të jashtëzakonshme sa herë që CR7 prek topin. Sulmuesi portugez i habiti të gjithë me zgjedhjen e tij për t’u transferuar në këtë vend, pas largimit të bujshëm nga Manchester United.