Një godinë në Jalë të Himarës është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. TCH shkruan se sipas informacionit paraprak nga Shërbimi zjarrfikës në Himarë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

Si pasojë zjarri ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel, ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike.

Efektivët zjarrfikës me dy mjete kanë mundur të lokalizojnë e më pas të shuajnë flakët. Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe 4 dhoma hoteli ndodhet në Jalë, shumë pranë shëtitores së saj.

Nuk raportohen njerëz të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Kjo godinë që është djegur, gjatë sezonit veror shërbente për te rinjtë e LRI, ambientet e bar-restorantit.