Serie A është në javën e 16-të. Këtë të mërkurë futbolli italian rikthehet pas 52 ditëve pushim, kjo për shkak të Kupës së Botës në Katar. Futbolli italian ka nisur gjithçka në 12:30 me dy duele. Milan fitoi 1-2 në transfertë me Salernitanën, teksa Sampdoria mori tri pikë me peshë në transfertë me Sassuolon.

Në stadiumin “Arechi” në Salerno, Milan ia doli ta niste vitin mbarë duke marrë tri pikë. Kuqezinjtë e Piolit fituan 1-2 me Salernitanën. Kampionëve në fuqi të Italisë i janë dashur 15 minuta për të mbyllur llogaritë e ndeshjes. Leao në minutën e 10-të dhe Tonali në të 15 minutë bënë që pjesa e parë mos kishte histori. Në pjesën e dytë Diaz pa t’i anullohej një gol, ndërsa Bonazzoli në minutën e 83 shënoi për 1-2. Momentalisht Milan me 36 pikë mban vendin e dytë në klasifikim.

Sampdoria fitoi 1-2 në transfertë me Sassolon për javën e 16-të. Në “Mapei Stadium” në Reggio Emilia “dorianët” e Stankovic e kanë nisur vitin 2023 mbarë, duke u larguar disi nga fundi i tabelës. Ndeshja u hap në minutën e 25 me Gabbiadini, teksa Augello në të 28 minutë dërgoi shifrat në 0-2. Do duhej minuta e 64 e ndeshjes që Berardi të rihapte ndeshjen për 1-2, teksa goli në fundin e ndeshjes shërbeu sa për statistika. Me 16 pikë Sassuolo mban vendin e 15-të, ndërsa Sampdoria shkon në kuotën e nëntë pikëve duke lënë fundin e tabelës.

Spezia dhe Atalanta barazuan 2-2 për javën e 16-të në Serie A. Në stadiumin “Alberto Picco” në La Spezia, vendasit nuk mundën të mbanin avantazhin e dyfishtë të pjesës së parë. Ndeshja nisi mirë për Spezian, që shënuan me Gyasi në minutën e tetë dhe Nzola në minutën e 31. Pjesa e dytë ishte me tjetër ritëm për bergamaskët, që shënuan dy gola. Hojlund në minutën e 77 dhe Pasalic në 90+3′ barazuan duelin. Atalanta me këto tri pikë mban vendin e 7 me 28 pikë, teksa Spezia qëndron në vendin e 17-të me 14 pikë.

Torino dhe Hellas Verona barazuan 1-1 në “Olimpico”. Në stadiumin e Torinos vendasit barazuan në pjesën e dytë, me miqtë që për pak surprizuan. Dueli u hap nga Djuric te Verona në minutën e 45. Në pjesën e dytë vendasit morën frenat e lojës dhe gjetën golin e barazimit me Miranchuk në minutën e 64. Megjithë presionin e lartë në fundin e ndeshjes, vendasit e Juric nuk dolën me pikë të plota. Në fushë për Torinon ishte Vojvoda, teksa në stol qëndroi Berisha.

Në stadiumin “Via del Mare”, Lecce ka mundur 2-1 Lazion për javën e 16-të në Serie A. Vendasit përmbysën bardhekaltrit, duke marrë tri pikë me vlerë. Të parët që kaluan në avantazh ishin lazialët me Immobile pas vetëm 14 minutash lojë. Në pjesën e dytë, Lecce u tregua më e saktë dhe shënoi me Strefezza në minutën e 57 për 1-1. Në minutën e 71 ishte Colombo që shënoi golin e fitores për vendasit. Me këto tri pikë, Lecce shkon në vendin e 12 me 18 pikë, teksa Lazio mbetet me 30 pikë në vendin e pestë.

Roma fitoi 1-0 me Bolognan për javën e 16-të në Serie A. Penalltia e kthyer në gol nga Pellegrini në minutën e gjashtë i ka dhënë tri pikë verdhekuqve, duke i dërguar në vendin e gjashtë të Serie A me 30 pikë. Megjithë përpjekjen e miqve, Roma ia doli të mbante rezultatin. Për t’u theksuar është dëmtimi i Dybala, që la fushën në minutën e 74 i zëvendësuar nga Bove. Trajneri i verdhekuqve, Mourinho e ndoqi ndeshjen nga tribunat për shkak të pezullimit. Me 30 pikë Roma mban vendin e gjashtë që të dërgon në Europë.

Serie A – java 16-të:

12:30

Salernitana 1-2 Milan

Sassuolo 1-2 Sampdoria

14:30

Spezia 2-2 Atalanta

Torino 1-1 Verona

16:30

Roma 1-0 Bologna

Lecce 2-1 Lazio

18:30

Cremonese – Juventus

Fiorentina – Monza

20:45

Inter – Napoli

Udinese – Empoli