Milan Skriniar (27 vjeç) ka gjetur akordin dhe ka firmosur një parakontratë me PSG-në. Mbrojtësi i Inter ka kontratë me zikaltërit edhe për gjashtë muaj dhe sipas rregullave të FIFA mund të vendosë për të ardhmen. Kësisoj, për mediat sllovake ai ka konfirmuar se ka firmosur me PSG-në.

“Keni firmosur me PSG? Po, është e vërtetë, por nuk mund të them më shumë për këtë për momentin. Jam duke pritur për një marrëveshje mes klubeve”, ka konfirmuar Milan Skriniar për futbolsfz.sk.

Tanimë mbetet të shihet nëse mbrojtësi do largohet falas verës që vjen apo do ketë një akord mes palëve dhe për shumën e duhur Inter do lërë të lirë lojtarin qysh këtë merkato janari.