Refuzimi “i qartë” i Turqisë për t’u bashkuar me Suedinë në NATO u përsërit nga ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Çavuşoğlu gjatë deklaratave të përbashkëta me homologun e tij hungarez.
“Nëse një ditë Suedia plotëson kriteret, ne ulemi ta diskutojmë. Në këto rrethana, megjithatë, nuk është e mundur t’i thuash “po” anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ne e themi qartë”, tha Çavusoglu.
Kreu i diplomacisë turke sqaroi se Ankaraja “nuk ka një problem kaq të madh me Finlandën. Kur shikojmë Suedinë, këto aktivitete janë ende në rritje”.