Një prej muraleve të Tiranës është përzgjedhur ndër 100 më të mirat e botë! Muralja me titull “Perceptimi 2,0” realizuar nga artisti zviceran Fabian Florin, ndodhet në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe tashmë është në garë për vendin e parë, si muralja më e mirë në gjithë botën.
Çdo vit, në kryeqytetin shqiptar organizohet “Mural Fest Tirana”, një prej festivaleve më të veçanta të artit. Kjo traditë është nismë, e drejtorit të Agjencisë së Dekorit, Henril Çule, kuruar nga piktori dhe artisti shqiptar, Helidon Haliti.
Street Art Cities ka përzgjedhur 100 muralet më të mira dhe ka hapur votimin për fituesin.
Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë. Pjesë e kësaj platforme janë 1100 qytete nga 93 shtete me mbi 40 mijë vepra arti.