Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut Isuf Kalo. Ministrja shkruan se kontributi i tij është i paçmuar.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.

Bisedën e fundit me prof. Kalon e kisha në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.

Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada. U prehsh në paqe prof. Kalo”- shkroi Manastirliu.