Duke filluar që prej 1 janarit të këtij viti, nënat që janë të pa puna, të cilat kanë 3 fëmijë dhe më shumë, nën 18-vjeç do tu paguhen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës.
Ka nisur zbatimi i politikës së re të mbështetjes sociale për nënat më shumë fëmijë. Duke filluar që prej 1 janarit të këtij viti, nënat që janë të pa puna, të cilat kanë 3 fëmijë dhe më shumë, nën 18-vjeç do tu paguhen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës.
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkruan se të gjitha nënat që përfitojnë nga kjo skemë duhet të aplikojnë në “e-albania”.
“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se prej 1 janarit nënat me tre e më shumë fëmijë, duke aplikuar në e-Albania, do të përfitojnë nga politika e re e mbështetjes për nënat e papuna me fëmijë nën 18-vjeç, të cilave do t’i garantohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës, ju uroj një javë të mbarë. Gëzuar”, shkruan kryeministri Rama.