Luizi është një nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni të Big Brother Vip. Por ai ka një pikë të dobët, Kiarën. Luizi ka rrëfyer për Valbona Memën se e vetmja gjë që mund ta nxjerrë atë jashtë loje, është nëse një ish i dashur i Kiarës hyn në shtëpi.

“E vetmja gjë që mund të më nxjerrë jashtë loje është hyrja e ish të dashurit të Kiarës. Nëse hyn ai do të mbaronte loja ime. Ai më nxjerr mua jashtë, pa bërë gjë, thjesht prania e tij.”, tha Luizi.

Dje Kiara rrëfeu për banorët historinë e saj të lidhjes me Butrint Imerin. Ndërsa ajo fliste në fytyrën e Luizit vihej re një shprehi lëndimi, apo mërzitjeje.

Ndërkohë që ditët e fundit u aludua se edhe Butrinti do të hynte në shtëpi, por deri tani nuk ka akoma një vendim të tillë.

Megjithëse mbetet për t’u parë pasi pritet që të hyjnë edhe personazhe të tjera në shtëpi dhe ku i dihet Butrinti mund të jetë njëri prej tyre.