Aktorja Gina Lollobrigida, një nga yjet më të mëdha të kinematografisë evropiane në vitet 1950 dhe 60, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

“La Lollo”, siç njihet në Itali, vdiq në një klinikë në Romë, tha avokatja Giulia Citani.

E cilësua si “gruaja më e bukur në botë”, filmat e saj përfshijnë Crossed Sëords, the Hunchback of Notre Dame dhe Beautiful But Dangerous.

Ajo aktori së bashku me kolegë të famshëm si Humphrey Bogart, Frank Sinatra, Rock Hudson dhe Errol Flynn.

Karriera e saj u zbeh në vitet 1960, ajo u bë fotografe dhe skulptore pasi u largua nga bota e filmit, si edhe u përfshi në politikë.

Në vitin 1947, ajo hyri në konkursin e bukurisë Miss Italia dhe doli e treta. Dy vjet më vonë, u martua me një mjek slloven, Milko Skofic.

Shtatorin e kaluar, ajo dështoi në një përpjekje për të fituar një vend në parlamentin italian për një parti politike të majtë në zgjedhjet kombëtare.