Nga Alban Daci
Ka më shumë se një vit që po bëhet gjithçka sikur Basha është kundërshtari i PD dhe i demokratëve! Kjo është një qasje e gabuar që nuk i shërben PD, demokratëve e as Opozitës! Duke sulmuar Bashën që këtu fillon loja e keqe për të përçarë të djathtën, për të dëmtuar PD e duke favorizuar kështu jetëgjatësinë e këtij pushteti që jo vetëm nuk ka asgjë demokratike, por një gjë është e sigurt që demokratët nuk i don dhe nuk i ka dashur kurrë! Sa më shumë rritet numri i demokratëve dhe bashkimi i tyre aq më kollaj mundet ky pushtet e aq më i dobët bëhet qëndrimi i tij!
Si mund të jetë Basha e keqja e demokratëve që ai është rritur tek demokratët, ka fituar me demokratët e ka arritur karrier e pushtet me votën e demokratëve?! Basha ishte ai që u bo ministër i brendshëm, ministër i transporteve, ministër i infrastrukturës, i jashtëm, kryebashkiak i Tiranës e kryetar i vetë PD për dy mandate me beteja nga më të besjtira6si zgjedhore, politike e juridike! Nuk është Basha e keqja e PD ashtu siç ua kanë treguar në këto dy vite e po ashtu nuk është as pengesa që demokratët të bashkohen, rriten e të fitojnë zgjedhjet!
Fakti se Bashën e perligjin me ashtuquajtura skandale ndërkombëtare apo me akuza të brendshme, dëshmon qartë se Basha është pengesa dhe kundërshtari kryesor i këtij pushteti! Demokratët duhet të kuptojnë mirë kundeshtarin e tyre politik e po ashtu duhet të kuptojnë se duke kërkuar e krijuar armiq të brendshëm imagjinar po dëmtojnë kauzat e tyre dhe mundësinë e tyre për të ardhur në pushtet!
Nëse demokratët e duan bashkimin- pa bashkim nuk fitojnë asgjë- duhet të heqin dorë nga lufta e padrejtë dhe ekzagjeruar kundër Bashës! Lidershipi nuk fitohet në një ditë e as në një vit, Basha është produkt i një investimit të gjatë të PD dhe i demokratëve e nuk është lluksi që atë ta konsiderojmë sikur nuk ekziston ose edhe më keq duke e etiketuar si “armik”!
Zgjedhjet lokale po vijnë dhe PD e po ashtu edhe demokratët duhet të fillojnë të reflektojnë e të pranojnë faktin se Basha ekziston, është aty dhe është i dobishëm! Nuk mund të fshihet historia e një lideri për çdo lloj ngjarje edhe duke përfshirë ato që trazuan ujërat në PD duke shkaktuar një krizë të paprecedent! Basha është aty e ka akoma shumë për të dhënë për vendin, PD e demokratët e mjafton vullneti dhe formula sesi mund të jetë ai në rolin që i takon dhe mundet!