The Guardian –

Gabriel Zucman, Drejtor i Observatorit të taksave të BE-së, kërkon që pjesëmarrësit në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit t’i bëjnë kompanitë ndërkombëtare, pra ato kompani që kontrollojnë prodhimin e mallrave ose shërbimeve në të paktën një vend tjetër nga vendi i tyre, të paguajnë më shumë taksa.

Në një video, Zucman shpjegon se do ishte e drejtë që këto kompani të paguajnë pjesën e taksave që u takon dhe të kontribuojnë më shumë në financat publike. Në kushtet e sotme ato janë fituesit e mëdhenj të globalizimit sipas tij, por normat e taksave ndaj tyre janë ulur.

“Në të njejtën kohë, qytetarët e zakonshëm ose bizneset e vogla që zakonisht kanë përfituar më pak nga globalizimi, kanë paguar më shumë taksa”, shton drejtori i Observatorit të taksave në BE, një qendër e pavarur kërkimore me seli në Paris.

Deri më sot më sot BE ka dakordësuar dhe vendosur aplikimin e taksës së fitimeve të luksit për kompani të caktuara energjetike që në kushtet e krizës po fitonin jashtëzakonisht se sa më parë.