Aktorja e njohur, Olta Gixhari është bërë së fundmi pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP. Së fundmi, në një bisedë të bërë me banorët, ajo ka rrëfyer një nga çmenduritë e bëra vite më parë me mikun e saj të ngushtë, moderatorin e aktorin e njohur, Eni Shehu.
Olta tregoi se ajo dhe Eni kanë mbetur në mes të detit, në një varkë të vogël. Fillimisht ata nuk janë frikësuar, duke e shijuar kohën në det, derisa i mbaruan cigaret dhe alkooli dhe teksa po binte errësira, ata janë shpëtuar nga një skaf që po kalonte aty.
“Në mes të detit kam ngelur njëherë me Eni Shehun, tek varka jonë e vogël. Çoheshim kërcenim, na mbaruan dhe cigaret, nuk kishim më verë për të pirë dhe vetëm qeshnim me lot. Po binte errësira dhe ne ishim thjesht një pikë mes detit.
Rastësisht kalon një skaf që na mori. Është historia më e çmendur e jetës sonë”, tregoi Olta Gixhari duke qeshur në shtëpinë e Big Brother.