Duke biseduar me Kristin dhe Armaldon, Olta foli edhe një herë për grupimet në shtëpi. Kjo e fundit e pyeti Kristin se cilit grup i përket, sepse sipas saj ai po luan dhe me të, dhe me Luizin.
Olta i tha ‘maestros’ se Kristi është i mençur, pasi e ‘godet’ atë bashkë me Luizin dhe nuk përballet i vetëm.
Sipas saj, Kristi nuk e nominon Luizin, pasi ai shkon keq me të dhe në këtë mënyrë ai nuk ka pse lodhet me Oltën, kur me të fare mirë mund të merret Luizi.