Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar thirrjet për Serbinë dhe Kosovën duke u kërkuar që të punojnë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Në kuadër të kësaj, palët e përfshira në dialog kanë shpalosur pretendimet e tyre, mes të cilave dhe formimi i asosacionit të komunave me shumicë serbe.

Burime, që janë të ftuara në tryezë, konfirmuan për Abc News se nesër në orën 10:00 do të mbahet në ambasadën e SHBA në Prishtinë takimi për këtë temë, ndërsa kryeministri i vendit Albin Kurti nuk është ftuar nga ana e Amerikës.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një shkrim të publikuar sot në “Kossev”, thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik.

Ata theksojnë se do të kundërshtojnë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një gjë të tillë.

“Nuk do të jetë një nivel i ri shtesë i qeverisjes përveç pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ të qeverisë së Kosovës”, thuhet ne reagim