400 mijë euro të vjedhura nga pastruesja Rozeta Dobi nuk dihet ende se kujt i përkasin. Pastruesja ka vjedhur rreth 120 mijë euro te shtëpia e ish-zyrtares Alda Klosi, si dhe bizhuteri të ndryshme. Por 400 mijë eurove nuk u ka dalë pronari… Me këtë situatë, gazetari Saimir Kodra ka vendosur të ironizojë, duke deklaruar se paratë janë kursimet e jetës së tij.Ai madje i ka bërë apel policisë t’ia kthejë:
Saimir Kodra: Sot unë dua të dal me, dua të bëj një deklaratë publike për Po licinë e Shtetit që ka disa ditë për një pastruese që ka vjedhur ca para.
Janë 400 mijë euro, ato janë të mijat. Gent Zenelaj: Ato që nuk po i del zot njeri? Nuk e thoje dot që ditën që janë vjedhur? Saimir Kodra: Sot, sepse mendoja a ta them a mos ta them…Më janë vjedhur në makinë ka qenë një qese e bardhë, policia të m’i sjellë në tv ose te shpia.
Gent Zenelaj: Se deri tani s’po i del njeri! Saimir Kodra: Pse jo, njëri del thotë më kanë vjedhur unazën, tjetri varësen, janë të mijat. Policia të bëjë formalitetin procedurat dhe të m’i kthejë.