Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë po e kalon në fshatin Brar në Qarkun e Tiranës, ku ka parë të rejat e Parkut Social të “Fundjavës Ndryshe”.
Rama ka postuar një foto ku shihet krah themeluesit të nismës së madhe sociale, Arbër Hajdari dhe bashkëshortes së tij Vlera.
Rama shkruan se në Brar kanë marrë jetë biblioteka e re, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti fantastik i hapur për të gjithë.
Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.
“Me Arbërin&Vlerën pas një ”xhiroje” për të parë të rejat e Parkut Social të FUNDJAVËS NDRYSHE në Brar, ku kanë marrë jetë biblioteka e re, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti fantastik i hapur për të gjithë, që të tëra të ardhurat i derdh për aktivitetin në shërbim të më dobtëve
Së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon”shkruan Rama në postimin e tij.