Vendi ku është varrosur Pelé (me një ceremoni private) është gjithashtu i veçantë. Ai ndodhet brenda një kamareje, në një varrezë vertikale, Memorial i Nekropolit Ekumenik, i vendosur rreth 700 metra nga stadiumi “Vila Belmiro”, ku legjenda braziliane e futbollit luajti më shumë se 200 ndeshje me Santos.
Një pozicion që ish-futbollisti e fitoi dy dekada më parë në varrezat që ngrihen në një kullë, e cila duket si ndërtesë banimi dhe mban numrin një Librin e Rekordeve Guinness, si varreza më e lartë vertikale në botë.
Arkivoli i Pelé depozitohet kështu në një mauzole të personalizuar, që ndodhet në katin e parë të varrezave, i cili, sipas raportimeve të mediave braziliane, mund të jetë i hapur për vizita në të ardhmen.
Babai i tij, Joao Ramos do Nascimento ‘Dondinho’ dhe vëllai i tij Jair u varrosën gjithashtu në të njëjtën strukturë. “O Rei”, i cili ishte një mik personal i pronarit tashmë të ndjerë, argjentinasit Pepe Altstut, dikur tha se vendi përcillte “paqe dhe qetësi shpirtërore”.