Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi, mbajti këtë të enjte një konferencë për shtyp, ku informoi qytetarët në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend dhe rreziqet e mundshme nga reshjet inensive të shiut që priten gjatë orëve në vijim.

Ministri Peleshi tha se Vjosa ndodhet shumë pranë niveleve kritike, ndërkohë që raportoi dhe përmbytjet e shtuara në zonën e Shkodrës.

Ministri i Mbrojtjes përmendi disa nga zonat problematike që rrezikojnë gjithashtu përmbytjen, ose që janë nën ujë tashmë.

“Në Urën e Varur, ky lum është në kuota normale. Drini në Shkodër, është në kuotë normale. Niveli i liqenit të Shkodrës është dhe gjysmë metri nga kuota kritike. Buna ka dalë nga shtrati. Në Lezhë kemi pasur disa vërshime në disa rrugë të qytetit”, tha ai.