Për më shumë se tre orë Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kërkesë e bërë nga një grup deputetësh. Seanca e nisur në orën 10:00 është mbyllur në orën 13:20, ndërsa Gjykata Kushtetuese pas dëgjimit të pretendimeve nga palët, u tërhoq për vendim, i cili pritet të shpallet brenda 30 ditëve.

Sipas opozitës, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Opozita me anë të dy grupeve, pasi kemi dy kërkesë padi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Ne këtë seancë u shqyrtua kërkesa e parë, ajo e depozituar nga 14 deputetë e PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.