Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Shkodër e pranishme ka qenë edhe ministrja Elisa Spiropali.

Spiropali është shprehur se situata është menaxhuar mirë, ndërsa bën thirrje që puna të vijojë pa ndërprerje.

Po ashtu ka një apel për kryebashkiakët që të përdorin Komitetin e Manaxhimit të Fatkeqësive Natyrore për projektet.

Spiropali shprehet se të gjithë janë në gatishmëri për çdo nevojë të komunitetit.