Paris Saint-Germain ka regjistruar faturën më të lartë të pagave në historinë e futbollit me nënshkrimin e Lionel Messi-t dhe të tjerëve sezonin e kaluar, duke e shtyrë shpenzimin e tyre në 643 milionë paund për vitin 2022.
Pati një rritje prej 45 për qind në shpenzimet e pagave të klubit francez pasi ata nënshkruan me Messi-n, Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe të tjerët në fillim të sezonit 2021-22.
Raporti thotë se “Paris Saint-Germain regjistroi rritjen më të lartë të kostove të stafit midis kampionëve të mëdhenj evropianë (+45 për qind nga viti në vit), duke arritur një shifër rekord prej 728 milionë euro (643 milionë paund), më e larta e raportuar ndonjëherë nga një klub futbolli”.
Messi thuhet se fitoi rreth 25.6 milionë paund sezonin e kaluar, me pagën e tij që iu shtua fituesve të tjerë të mëdhenj në klub, përfshirë Kylian Mbappe dhe Neymar.
Raporti i “Kampionëve Evropianë të Football” 2023 nga “Benchmark” thotë se fatura e pagave e PSG-së për 2021-22, shifrat më të fundit në dispozicion, është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga një klub futbolli.
Dhe kjo është përpara se ylli i Francës, Mbappe të binte dakord për kontratën e tij të re në fillim të sezonit aktual, pasi kishte shpërfillur Real Madrid-in,. Kontrata thuhet se vlen gati 547 milionë paund për tre vjet.
Ndoshta çuditërisht, fatura e madhe e pagave të PSG-së i bëri ata të regjistronin një humbje prej 326 milionë paund në shifrat e tyre të fundit financiare.
Në shtator, PSG-së iu dha një gjobë prej 56 milionë paund nga UEFA, nga të cilat 9 milionë duhej të paguheshin plotësisht, për një shkelje të rregullave të Fair Play Financiar (FFP).
Bilanci i mbetur varet nga përmbushja e objektivave të FFP-së nga klubi gjatë viteve të ardhshme.
Shifra e PSG-së zvogëlon faturën e mëparshme të pagave më të larta në futboll, e cila ishte 478 milionë paund te Barcelona në vitin 2019.
E treta më e larta ishte gjithashtu Barcelona, në vitin 2018, kur i pagoi lojtarët me 466 milionë paund. Në të vërtetë, Barcelona paraqitet pesë herë në “top tetë” në listën e pagave të të gjitha kohërave dhe të gjitha nga pesë vitet e fundit.
Por kërkimi i dëshpëruar i PSG-së për të fituar Champions League për herë të parë i ka bërë ata të shpenzojnë gjithnjë e më shumë për pagat për yjet e tyre.
Mbrojtësi spanjoll Ramos nënshkroi për PSG-në pasi u largua nga Real Madrid-i në verën e vitit 2021 dhe u raportua se ai po merrte në shtëpi rreth 440 mijë paund në muaj.
Hakimi, i cili u nënshkrua nga Inter-i për 51 milionë paund në korrik 2021, rriti gjithashtu faturën e pagave. Nënshkrime të tjera atë verë përfshinin portierin Gianluigi Donnarumma dhe mesfushorin Georginio Wijnaldum.
Në verën e vitit 2022, PSG edhe një herë shpenzoi shumë për lojtarë si Vitinha dhe Nuno Mendes, por ishte kontrata e re me Mbappe që i rriti sërish shpenzimet e tyre.
Fatura e pagave të Real Madrid-it 2021-2022 gjithashtu shfaqet dukshëm në listë, duke u rritur me 28 përqind në 458 milionë paund dhe është e katërta më e larta e të gjitha kohërave.
Por pagesa e lartë e pagave të klubit spanjoll të paktën çoi në suksesin në Champions League sezonin e kaluar, ndërsa PSG, i cili u afrua më shumë kur humbi finalen e 2020 nga Bayern Munich është ende në pritje.