Një fëmijë gjashtë vjeçar përdori pistoletën e blerë ligjërisht nga nëna e tij për të qëlluar mësuesen në një shkollë amerikane.

Gjatë një konference shtypi të hënën, policia në Virxhinia tha se fëmija e kishte futur pistoletën në çantën e shkollës.

6-vjeçari qëlloi qëllimisht mësuesen e tij, Abigail ‘Abby’ Zëerner, gjatë orës së mësimit të premten.

Policia tha se mësuesja arriti të nxirrte fëmijët e tjerë të sigurt përpara se të kërkonte ndihmë për veten.

25-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

“Ajo është një heroinë”, tha shefi i policisë Steve Drew. Ai tha se kishin marrë informacion për plagosjen me armë të një mësueseje rreth orës lokale 14:00 të premten në shkollën fillore Richneck.

Kur hynë në klasë, gjetën nxënësin 6-vjeçar që ishte ndaluar nga një punonjës i shkollës. Dreë tha se fëmija qëlloi një plumb në drejtim të mësueses së tij, duke shtuar se ngjarja ishte e qëllimshme.

Mësuesja u qëllua teksa po jepte mësim me një plum në pjesën e sipërme të gjoksit. E plagosur, ajo u sigurua që fëmijët të dilnin jashtë klasës të sigurtë dhe më pas zbriti në zyrën e administratës së shkollës për të kërkuar ndihmë.

Një grua që po merrte nipërit në shkollë, Loëanda Sample-Rusk, rrëfeu për Neë York Times: “Ajo erdhi dhe tha: “Telefononi 911, më qëlluan”. Dhe më pas i ra të fikët”.

Një tjetër prind tregoi se mësuesja u qëllua teksa u përpoq t’i merrte fëmijës armën nga dora. Policia gjeti një pistoletë Taurus 9 mm në klasë pranë tavolinës së studentit, së bashku me çantën e shpinës, një celular dhe një gëzhojë.

Arma ishte blerë nga nëna e fëmijës legalisht. Fëmija, i cili nuk është identifikuar, është marrë në paraburgim dhe po i nënshtrohet vlerësimit në spital, tha policia, duke shtuar se do të kërkojë masën e ndalimit të përkohshëm.