Kryeministri Edi Rama po mban një takim me kabinetin qeveritar te “Vila 31” në ish Bllok. Ndërsa ende nuk ka detaje, gazetarja Esiona Konomi raportoi për Abc Live se mbledhja po bëhet për të analizuar punët që janë bërë përgjatë gjithë vitit.

“Në çdo sektor që mbulon qeveria, raportohen në mënyrë të detajuar. Mbledhja do të vazhdojë dhe nesër. Është një moment ku Rama dëgjon me vëmendje jo vetëm sukseset por dhe ato punë që nuk kanë shkuar mirë, për të kuptuar ku kanë çaluar gjërat.”, tha ajo.