Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga një takim që ka mbajtur me një grup pensionistësh që kanë dhënë një kontribut të madh në shumë fusha.
“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm❤️ #RESPEKT🙏”, ka shkruar kryeministri në rrjete sociale.
Kujtojmë që kryeministri njoftoi pak ditë më parë “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milionë individëve. Nga këta, sipas kreut të qeverisë, 695 mijë pensionistë do të marrin secili nga 8000 Lekë.