Avokati Spartak Ngjela është përplasuR me moderatoren Sidorela Gjoni në studion e Euronews Albania dhe mesa duket shkak është bërë një keqkuptim. Teksa i është referuar Sali Berishës, Ngjela tha se ky i fundit flet me logjikën e një fshatari, por kjo fjalë u keqkuptua nga Gjoni e cila ka kërkuar që të mbyllet biseda.
Pjesë nga biseda:
Spartak Ngjela: Pse do flisni me logjikën e një fshatari të pavlerë
Sidorela Gjoni: Ok, do e ndërpresim këtu bisedën do e vazhdojmë ditë tjetër.
Ngjela: Jo do e vazhdojmë bisedën
Gjoni: Do e vazhdojmë kur unë të flas me logjikë qytetari.
Ngjela: Do të flasë unë këtu se më ke thirrur ti.
Gjoni: Jo jo e ndërpresim, nuk do të lejoj të thuash çfarë të duash ti për mua. Kush foli me logjikën e një fshatari?
Ngjela: Saliu, merre kontrolloje, nuk e kisha për ty.