Rruga e Arbrit po kthehet në një atraksion turistik në Qafë Murriz. Turist të ardhur nga Tirana dhe përdorues të rrugës ndalojnë për të bërë foto me familjet e tyre, natyra e mrekullueshme dhe peizazhi fantastik në kohë të ngrohtë i qetëson këta turistë. Në pamje duken fëmije që argëtohen dhe luajnë me njëri-tjetrin, familjarë thonë se janë të lumtur që po kalojnë kohë më familjen e tyre dhe po i kushtojnë më tepër vëmendje këtyre momenteve.

Jo pak persona, të cilët nuk janë banues në veri të vendit, kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën jashtë Tiranës për të shijuar një ditë ndryshe me familjen e tyre, sepse tashmë e kanë mundësinë që fëmijët të luajnë në borë, ndryshe nga fillimi i janarit që temperaturat kanë qenë të lartë për shkak të rrymave të ngrohta ajrore me origjinë jugore.

Edhe qytetarë të Tiranës po shijojnë borën e parë dhe kanë ndarë për Report Tv njesitë e tyre.

“Është vend i bukur, por duhet investim nga ana e qeverisë se sapo të shkrijë bora, ka pisllëqe. Duhet të pastrohet vendi se gjynak ka turistë”, tha qytetarja e ardhur nga Tirana.

“Është vend fantastik, ka pak probleme rruga e Arbrit me kalimin, por do e vizitojmë sërish”, tha qytetari i ardhur nga Tirana.