Reshjet e shiut kanë përfshirë Bashkinë e Shkodrës, ndërsa në përditësimin më të fundit të situatës raportohet se ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblik dhe sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë.
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Aktualisht grupet e emergjencave civile të bashkisë së Shkodrës jane ne monitorim te vazhdueshëm të situatës.