Mediat italiane kanë publikuar një lajm këto ditë mbi një ngjarje që ka përfshirë komunitetin shqiptar në ishillun e siccilisë. Një sherr mes një familjeje shqiptare dhe një familje marokene është bërë lajm deri edhe në mediat kryesore të Italisë. Të cilët e kanë titulluar “Romeo dhe Zhuljeta e Siccilisë mes shqiptarëve dhe marokenëve”.

E sipas lajmit që publikon La Repubblica, gjithccka nisi nga inati që familja shqiptare e një vajze 18 vjeccare, ka refuzuar dashurinë e tij me një djalë 20 vjeccar maroken.

E ky inat ka sjell një sherr masiv ndërmjet dy palëve, sa është dashur të hyjnë karabinierët e kazermës së

Biancavilla, në zonën e Katanias, të cilët kanë raportuar në prokurori për plagosje të rënda.

Karabinierët arritën të rindërtonin fazat edhe përmes pamjeve të regjistruara nga sistemet e vëzhgimit me video dhe të identifikonin pjesëmarrësit. Marrëdhënia sentimentale mes “Romeos dhe Zhulietës” është kundërshtuar hapur nga familja e vajzës, e cila nuk donte një djalë me origjinë marokene. Pasi kanë këshilluar vajzën, por nuk ka pasur rezultat, shqiptarët kanë goditur djaloshin afrikanoverior, duke e kërcënuar që të mos e shohë më vajzën e tyre. Por sicc dihet, marokenët, jo vetëm që janë kokëshkretë, por janë të aftë të sjellin me vete të gjithë fisin kudo ata që të jenë. E ashtu ndodhi ku ka shpërthyer dhuna në shesh.