83 emigrantë ne dy gomone janë mundur të shpëtohen nga autoritetet franceze dhe angleze dhe janë rikthyer ne Calais, të Francës.
Numri i emigrantëve që kanë kaluar me gomone ngushticën e La Manshit drejt Anglisë ne muajin e parë të këtij viti, kapi shifrën e 1 mijë emigrantëve, ku 50 burra, gra dhe fëmijë, mbërritën të dielën, dhe 26 të shtunën sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Ndërkohë në një zhvillim tjetër, BBC njofton se tre adoleshentë që rezultojnë të zhdukur nga hotelet pasi kishin mbritur vitin e kaluar me gomone, janë kapur së fundmi nga policia duke shpërndarë drogë në Cambrdige dhe Gloucester dhe njëri i dyshuar se kultivonte kanabis në shtëpitë e barit, në Tottenhem të Londres, por pa dhënë identitetet dhe kombësinë e tyre.
Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga marrëveshja anglo-franceze për frenimin e gomoneve, për të zbatuar si duhet masat e rëna dakort për këtë qëllim nga autoritetet ligjzbatuese, kalimet e pandërprera në një mot kaq të ftohtë dhe në kulmin e dimrit, nuk përbëjnë lajm të mire për tendencën e frenimit të tyre në muajt më të ngrohtë gjatë pranverës dhe verës, siç ndodhi vitin e kaluar.