Ju ka ndodhur ndonjëherë t’i keni rrëfyer një sekret një shoku ose shoqeje dhe të nesërmen ta kenë mësuar të gjithë? Me siguri i keni thënë vetes që kjo është hera e fundit që ndani diçka intime me të tjerët dhe se pas kësaj nuk do i besoni më askujt, por ja që keni rënë sërish në të njëjtin kurth.
Për të ruajtur një sekret nuk mjafton vetëm një gojë e kyçur, por mbi të gjitha një shenjë horoskopi që dëshiron ta mbajë të kyçur. Ne ju njohim me shenjat më të rezervuara të horoskopit që arrijnë ta çojnë sekretin deri në varr.
1. Demi
Nëse ka një shenjë që e njeh rëndësinë e ruajtjes së një sekreti, ai është Demi. Nëse keni nevojë për dikë që t’iu mbështesë e t’iu dëgjojë, flisni me një Dem. Ata janë thuajse si agjentë sekretë dhe prej tyre nuk mund të zbulosh asgjë.
2. Akrepi
Nëqoftëse i tregoni një sekret një Akrepi dhe i thoni të mos i thotë askujt tjetër, jini të sigurtë që nuk do t’ju lërë në baltë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë të rezervuar dhe të besueshëm. Ajo që flitet mes jush dhe tyre ngelet po aty.
3. Bricjapi
Personat e shenjës së Bricjapit jo vetëm që nuk do tregojnë kurrë një sekret që ju i thoni, por ata as nuk do të përdorin informacionet që kanë edhe nëse do iu duheshin. Ata janë transparentë, të organizuar dhe e dinë se nuk duhet abuzuar me besimin e dikujt.
Çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e veta, të cilat e dallojnë atë nga të tjerat. Ata të Virgjëreshës janë kryesisht intelektualë dhe Peshorja është shenja e ekuilibrit, Luani një lider natyral dhe Demi një shenjë solide dhe konkrete. Siç ndodh në jetë, ka shenja që tërheqin njëra-tjetrën dhe të tjera që janë më pak të përputhshme. Jo të gjitha shenjat janë të përputhshme me njëra-tjetrën. Për shkak të karakteristikave psikologjike, çdo shenjë mund të shkonte më mirë me një tjetër.