Një tjetër lëkundje tërmeti është raportuar afër Klosit. Mësohet se tërmeti ka pasur magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. Ndërkohë që thellësia ka qenë 2 kilometra. Pas tërmetit 4.7 Rihter të orës 22:35, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 8 pasgoditje por kanë qenë me intensitet më të ulët.

Nga informacionet e para, janë raportuar disa dëmtime nëpër disa fshatra të Klosit dhe në Bulqizë. Nga raportimet e grupeve në terren, janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në Njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në Bashkinë Klos dhe në disa fshatra të tjerë.