Vrasja e një gruaje në Teksas nga bashkëshorti i saj 21-vjeçar, i cili i preu kokën katër muaj pas martesës, ka shkaktuar tmerr në SHBA. Trupi i prerë i Angie Diaz u gjet nga policia në shtëpinë ku ajo jetonte me 21-vjeçarin Jared Dickus. Por ajo që i mungonte ishte koka e saj: “I gjetëm një pjesë të trupit, ajo ishte copëtuar dhe shtëpia ishte e mbuluar me gjak”, tha Sherifi Troy Gudry.
Oficerët më vonë gjetën armën e krimit të fshehur në të njëjtin vend ku sulmuesi kishte tentuar të fshihte kokën e Diazit.
Menjëherë dyshimet e policisë iu drejtuan 21-vjeçarit i cili pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ai që vrau dhe preu kokën bashkëshortes me të cilën ishte martuar më 21 tetor.
Policia ishte njoftuar nga familjarët e 21-vjeçarit pasditen e së mërkurës. Sipas vlerësimeve, vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë.
Sipas Sherif Gudry, policia ishte informuar për incidente dhune ndaj gruas fatkeqe në të kaluarën “por asgjë në këtë masë”.
E reja ishte nga Nikaragua, policia tha se ajo nuk kishte dokumentet e nevojshme të qëndrimit në SHBA dhe punonte në industrinë e fitnesit.