Dërgesa e parë e rregullt e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara mbërriti në Gjermani si pjesë e përpjekjeve të mëdha për të ndihmuar vendin të zëvendësojë furnizimet me energji që siguronte më parë nga Rusia.

Anija “Maria Energy” mbërriti në portin e Detit të Veriut në Wilhelmshaven, ku ngarkesa me LNG do të kthehet përsëri në gaz në një terminal të posaçëm lundrues që u inaugurua muajin e kaluar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Gjermania ka nxituar të gjejë një zëvendësues për furnizimet me gaz rus pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Objekti në Wilhelmshaven është njëri nga disa terminale të caktuara për të ndihmuar shmangien e mungesës së furnizimit me energji.

Gjermania gjithashtu ka riaktivizuar përkohësisht termocentralet e vjetra me naftë dhe qymyr dhe ka zgjatur jetën e tri termocentraleve të saj të fundit bërthamore deri në mes të prillit