Qeveria amerikane po i siguron Ukrainës rreth 3 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake për të ndihmuar Kievin të zmbrapsë sulmet nga Moska.
”Është paketa më e madhe e vetme e këtij lloji deri më sot”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre. Ajo theksoi se ”më shumë informacion se çfarë është në paketë do të jepen gjatë ditës”.
Shtëpia e Bardhë ka treguar tashmë se paketa do të përfshijë automjete luftarake të këmbësorisë Bradley, siç u njoftua të enjten pas një bisede telefonike midis presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.