Nëse mendimet toksike kthehen në marrëdhënie toksike, fillon një rreth vicioz, nga i cili është e vështirë të dalësh.

Këto janë 3 shenjat karakteristike në marrëdhënien e një çifti që tregojnë se lidhja tyre është toksike.

Kritika dhe përbuzje

Sipas studiuesit të marrëdhënieve John Gottman, kritikat dhe përbuzja mund të jenë veçanërisht shkatërruese për një marrëdhënie.

Shenjat përfshijnë elemente ironie ose sarkazme nga partneri, ndërsa në veçanti përbuzja mund të shprehet duke kritikuar tjetrin në publik.

Superioriteti zbulon gjithashtu një mesazh përçmues, toksik . “Përjetimi i një situate ku personi që doni vazhdimisht ju përbuz, nënçmon dhe kritikon është jashtëzakonisht dekurajuese dhe emocionalisht e pashëndetshme”, thotë Bernstein.

Energji negative

A ndiheni sikur ato pak herë që jeni me partnerin mbingarkoheni me energji negative menjëherë pas kësaj? A e kuptoni se çdo ndryshim pozitiv është i paqëndrueshëm? Në fund të ditës dhe në pjesën më të madhe të saj, a ndiheni të lodhur emocionalisht? Ndoshta është koha të pranoni se marrëdhënia juaj është toksike.

Neglizhimi me qëllimi

Shenjat që tregojnë se partneri po ju neglizhon janë heshtja e tij/saj, fakti që ju privon nga kontakti fizik.

Neglizhenca është një formë veçanërisht pasive-agresive e toksicitetit të marrëdhënieve dhe shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës.