Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 12:00 të mesditës në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Brenda ambienteve të lokalit “De Sharm” një person rreth 40 vjeç është plagosur disa herë me thikë nga 2 persona të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtën tavolinë.
Të njejtat burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën që ndodhi ngjarja.