Në dy dekadat e fundit, Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët e vënë më së sumti në qendër të vëmendjes. Portugezi, përvec se ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kësaj epoke, është një nga ata sportistë që përbën lajm edhe jashtë fushës së lojës. Së fundmi, mediat kanë zbukluar se në vitin 2013, CR7 ka shitur një kopje të Topit të Artë për shumën e 600 mijë eurove.

Asokohe, Idan ofer, një nga njerëzit më të pasur në planet bleu trofeun, por deri në janarin e 2023 asnjëherë nuk ishte bërë e ditur se ato para portugezi i dhuroi për fëmijët e sëmurë. Lajmi bëhet i ditur. Sulmuesi e ncorri në anjkand një kopje të totpit të artë përmes fondacionit “Make a Wish”, por nuk bëri të ditur se ku do të shkonin të ardhurat.

Për Ronaldon ai ishte i dytë Top i fituar në kariierë, pasi e kishte marrë dhe në vitin 2008 kur ishte pjesë e United, ndërsa në vazhdim ai e mori dhe katër herë të tjera, në vitet 2014, 2016 dhe 2017, krahas vitit 2013 kur ndërmori dhe këtë nisëm. Ronaldo vendosi që të shkëputej nga futbolli europian në dhjetor, teksa ai u zhvendos në Arabinë Saudite, ku u bë pjesë e ekipit Al Nassr.