Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në studion e Zona Zero foli për çështjen e “21 Janarit”, mbi të rejat e fundit lidhur me hetimin si dhe si e përjetoi ajo në atë kohë si gazetare.
Ajo ka treguar edhe detaje se si u përpoq të fshihej çdo provë që implikonte personat që qëlluan mbi protestuesit.
“Mua m’u kujtua se si u bënë gjërat për fshehjen e së vërtetës, një IT shkoi në mesnatë tek kamerat e kryeministrisë dhe fshinë të gjithë regjistrimet nga kamerat e sigurisë.
Edhe shoferi i Ndrea Prendit kishte shkatërruar armën e Prendit, armë nga e cila u qëllua 11 herë dhe u vra një person.
Kishte përpjekje të madhe për të fshehur ngjarjen. Kulmi ishte kur u refuzua arrestimi i tyre nga forcat e policisë,” tha Hoxha.