Këtë të shtunë në emisionin “Real People”, në Euronews Albania, u pasqyrua përditshmëria e një profesioni jo fort të zakonshëm, e një varrmihësi.
I intervistuar nga gazetari Flor Gjini, varrihmës Titi rrëfeu një histori të pazakontë e cila sipas tij e ka bërë të besojë se shpirti ekziston.
Varrihmësi tha se në një rast mamaja e një vajze të vdekur ka ardhur nga Italia pasi i kishte dalë në ëndërr duke i thënë se i kanë mbuluar varrin.
Sipas tij varri i vajzës ishte vërtetë i mbuluar me dhe, pasi ishte hapur një grop tjetër për një të vdekur që pritej të vinte nga jashtë shtetit.
Pjesë nga intervista:
Flor Gjini: Çfarë mendon mendon se ka jetë pas vdekjes?
Varrmihësi: Edhe ka, shpirti ekziston!
Ta shpjegoj me një rast tjetër. Po hapja një varr unë këtu, anash kishte një kalama. E hapa gropën, por ai varrimi u shty se ai vinte nga Italia dhe qëndroi gropa tre ditë hapur. Kur shkova të nesërme, gropën e kisha gati, shoh aty në parlecë dy gra dhe një burrë, po kërkonin një emër.
Shkova afër dhe më thanë kërkojmë filan emër dhe unë ua tregova. Varri ishte mbuluar me dhe dhe vetëm pjesa e pllakës kishte ngel. Kur erdhën ato, filluan duke qarë e ëma e asaj gocës. S’kishte faj se ishte hedhur dheu. I thashë sa të mbaroj do vij ta bëj xhama.
Më tha motra e saj që kjo ka ardhur nga Italia se i kishte dalë në ëndërr goca dhe i kishte thënë “hajde se më kanë mbuluar”.
Tre ditë qëndroi varri hapur dhe tre ditë i doli asaj në ëndërr, prandaj unë them që shpirti ekziston.