Në të paktën tetë vende evropiane, janë regjistruar temperatura rekord për sezonin këto ditë.
Megjithatë, rritja e temperaturës ditët e fundit në shumë shtete evropiane po shkakton shqetësim tek ekspertët, siç shkruan gazeta britanike “Guardian”.
Ditët më të nxehta të janarit në Evropë janë regjistruar në vende si Polonia, Danimarka, Republika Çeke, Holanda, Bjellorusia, Lituania dhe Letonia , sipas të dhënave të mbledhura nga Maximiliano Herrera, një klimatolog që monitoron temperaturat ekstreme, shkruan botimi britanik.
Për shembull, në Korbielow, Poloni, termometri shënoi 19 gradë Celsius, një temperaturë e regjistruar zakonisht në maj, e cila është 18 gradë Celsius mbi mesataren vjetore për muajin në të cilin ndodhemi.
Zakonisht në janar temperatura nuk kalon 1 gradë Celsius.