Belind Këlliçi, kandidatin e Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, i cili nga dje nuk është më as pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duket se po e zënë paranojat.
Në një emision televiziv, Këlliçi ka thënë dje i shqetësuar se i nxehet celulari dhe kjo i ka ndodhur për herë të parë në jetë. Madje ai u shpreh se ka dyshime se e përgjojnë.
“Më nxehet telefoni, nuk e marr vesh se çfarë më ndodh me telefonin. Dikush që kam në tavolinë, më thotë se mund të jetë vënë edhe në përgjim, qenkan metodat e reja…”, tha ai.