Nga Spanja raportohet se dy lojtarët e kombëtares shqiptare kërkohen nga skuadrat e La Liga-s. siç duket kampionati spanjoll mund të nisë të “flasë” Shqip, pasi Valencia dhe Real Sociedad u kanë vënë syrin mesfushorëve shqiptarë.
Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, i cili këtë sezon ka humbur vendin e titullarit dhe mund të largohet nga Empoli. Është skuadra e Gatuzos ajo që ka shfaqur intere për shërbimet e 23-vjeçarit shqiptarë. Nevoja që ka Valencia për një mesfushor ka bërë që Bajrami të kryesojë listën e skuadrës spanjolle.
Jo vetëm kaq pasi edhe Endri Çekiçi ka përfunduar në radarët e Real Sociedad. Lojtari që luan në kampionatin turk me Konyaspor mund të largohet nga Turqia dhe destinacioni i tij i radhës mund të jetë La Liga.
Kujtojmë se për 26-vjeçarin është në garë edhe AEK, që kërkon titullin kampion në Greqi dhe gjen të shqiptari lojtarin e duhur për të ndihmuar skuadrën drejt trofeut.