Prej disa ditësh tanimë vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq me reshje intensive shiu dhe dëbore në zonat malore.

Një nga qytetet më të prekura është ai i Shkodrës, situata në të cilën ka nisur të përmirësohet.

Momentalisht ka rënie të nivelit të ujit në lumenj e liqene, ndërsa sipërfaqa e tokës nën pushtetin e ujit vazhdon të jetë e madhe, 1400 hektarë.

Në Oblika njoftohet se ujësjellësi është jashtë funksionit, ndërsa ka prezencë uji në oborre në 15 banesa në fshatin Obot.

Njoftimi:

Situata në Bashkine Shkodër, në oren 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 5.85 ka rënie me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkine Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023

Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne oren 18.00 te datës 22.01.2023

Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore.

Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane në monitorim të vazhdueshëm të situatës.