Benfica dhe drejtuesit e saj janë nën hetim për trukim ndeshjesh. Sipas mediave portugeze, mes të hetuarve është edhe Manuel Rui Costa, i cili ka luajtur për një kohë të gjatë në Serinë A, ku shkëlqeu me Fiorentinën dhe Milanin, dhe sot është President i klubit të famshëm portugez.

Edhe Presidenti i mëparshëm i klubit, Luis Filipe Vieira, në verën e vitit 2021, kishte dhënë dorëheqjen për një tjetër hetim në lidhje me mashtrim dhe evazion fiskal.

Benfica ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku deklaron se “është e hapur për të bashkëpunuar me autoritetet”.