Bëhen 104 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali i cili lindi në Vlorë në vitin 1844 ku bëri edhe shkollën fillore. Ismail Qemali më pas vazhdoi në shkollën e mesme Zosime në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Në vitin 1860, në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll.
Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane. Në vitin 1900, kur ishte me detyrën e kajmakamit në Kesrije, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.
Ismail Qemali cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim.
Ismail Qemali u martua dy herë dhe në të dy rastet me shtetase greke. Nga martesa e dytë pati 9 fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem. Ismail Qemali është kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar. nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914 për 12 muaj e 56 ditë.
Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.