Fjala e plote ne kryeministri e ministres Spiropali:

E dinë të gjithë që në 21 janar nuk pati vdekje aksidentale po vrasje shtetërore. Por publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtesisë.

Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi në emër të viktimave, jetimëve, familjarëve dhe vetë demokracisë së pergjakur në 21 janar.

Nuk jam këtu për të bërë politikë sot, në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do të hapë menjëherë hetimin e çështjes.

Jam këtu për të thënë se ne nuk kemi hequr e nuk do të heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin, por drejtesinë e kërkojmë nga drejtesia. Sot edhe më shumë sepse ato zera nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike, flasin vetë melë shumë se sa të gjitha fjalët tona.